Kosova

Tahiri: Do të marrim kod shtetëror, vetëm Shqipëria mund të aplikojë për ne

Ministrja Edita Tahiri i ka reaguar Marko Gjuriqit, shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili ka thënë se Kosova do ta marrë kodin vetëm për përdorim në kuadër të zonës territoriale të Serbisë. Tahiri në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se Kosova do të marrë kod shtetëror dhe se vetëm Shqipëria mund të aplikoj në emër të palës kosovare për këtë kod.

Deklaratat e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq se Kosova do ta marrë kodin për përdorim në kuadër të zonës territoriale të Serbisë, i ka hedhur poshtë Ministrja për Dialog, Edita Tahiri. Tahiri kontaktuar nga Gazeta Express, ka thënë se Kosova do ta marrë kodin shtetëror telefonik vetëm nga Organizata Ndërkombëtare e Telekomit. Sipas Tahirit, ai do të jetë kodi shtetëror për Kosovën.

Ajo ka thënë se Kosova asnjëherë nuk do të pranoj që Serbia të aplikoj për kodin telefonik të Kosovës. “Situata nuk është ashtu siç e thotë pala serbe. Po të ishte ashtu as shtetet e tjera nuk do të aplikonin për këtë kod. Serbia ka kërkuar disa herë që të aplikoj për kodin, por ne i keni refuzuar dhe i kemi thënë se  vetëm Shqipëria mund të aplikoj për kodin telefonik të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka thënë se zgjidhja e vetme është që Kosovës t’i jepet direkt kodi shtetëror telefonik. Madje sipas ministres së dialogut  edhe  ARKEB i ka bërë me dije palës serbe se do të zbatoj marrëveshjen dhe do të ketë vetëm aq antena dhe aq sekuenca sa është paraparë në marrëveshjen e telekomit. “Jemi të gatshëm për marrëveshje vetëm në kuadër të asaj cka është folur në marrëveshjen e vitit 2013. Çfarëdo kërkesash të tjera që mund ti ketë Serbia përtej këtij kuadri ne do ti refuzojmë”, ka thënë Tahiri për Gazetën Express.

E ndërkohë  që  gjatë ditës së sotme janë duke vazhduar bisedimet në Bruksel për kodin telefonik.  Bisedimet do të fokusohen për finalizimin e gjithë hapave, në mënyrë që Kosova ta marrë kodin telefonik shtetëror +383. Delegacioni i Prishtinës në këto bisedime po udhëhiqet nga ministrja për dialog, Edita Tahiri, kurse ai i Beogradit nga drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button