Horoskopi

Horoskopi për datën 23 gusht 2014

horoskopiDashi

Dita e sotme do të jetë tepër e ngarkuar për ju. Pas pushimeve stresi i fillimit të punës është gjithnjë i madh. Tregohuni të matur në fjalët që do t’u thoni të tjerëve, pasi mund t’i keqkuptojnë dhe t’ju marrin për të ashpër.

Demi

Çështjet me paratë nuk po ju ecin siç do të dëshironit, por edhe aq keq nuk janë. Në punë tregohuni të qetë dhe të sigurt. Familja ka nevojë për mbështetjen tuaj. Mos harroni një porosi të rëndësishme që ju kanë dhënë.

Binjakët

Keni plane të mëdha, por mundësi të pakta. Mos merrni përsipër më shumë sa ç’mund të bëni. Nëse gjithçka do të shkojë siç duhet, një ditë do të arrini majat. Punoni shumë dhe mos u ankoni te kushdo që njihi.

Gaforrja

Diçka nuk shkon me lidhjen tuaj. Mund të jetë një njohje e re që ju ka tërhequr vëmendjen së fundmi, ose një brengë nga e shkuara. Çfarëdo qoftë, përpiquni ta kaloni pasi nuk i sjell asnjë dobi lidhjes suaj në çift.

Luani

Një ofertë e re do t’ju tundojë pa masë. A jeni në gjendje t’i rezistoni tundimit? Nëse po, tregoni se qëndroni besnikë ndaj atyre që ju kanë ndihmuar. Nëse jo, kushtojini të gjitha energjitë për të treguar se kush jeni në të vërtetë.

Virgjëresha

Një zënkë në çift do t’ju bëjë ta humbisni kontrollin, mos e lejoni që kjo të ndodhë. Nëse dëshironi të jeni të lumtur, falja është mjeti më i mirë për ata që ju lëndojnë. Ndjenjat tuaja janë të forta, shfaqini ato.

Peshorja

Peshojini mirë gjërat sot. A ia vlen të silleni sipas mënyrës së ashpër, apo duhet të tregoheni të butë dhe të merrni me të mirë të tjerët? Çfarëdo që të vendosni, sigurohuni që të jetë gjëja më e mirë edhe për ju.

Akrepi

Një ndryshim që po e mendoni gjatë, do t’ju rezultojë më i lodhshëm nga se e kishit menduar. Zgjidhja? Punoni më fort dhe bëni pushime të shkurtra. Gjithçka do të shkojë siç duhet. Mos harroni, ju mund t’ia dilni!

Shigjetari

Përqendrimi nuk është në nivelin që do të dëshironit. Bëni mirë të mos ngurroni të kërkoni ndihmën e të tjerëve për të arritur eficencë  maksimale në punë. Nëse keni nevojë për të bërë pak pushim, jeni të lirë të shfaqni dëshirën.

Bricjapi

Ndiheni konfuzë këto kohë, sepse nuk jeni të sigurt nëse po bëni gjërat që dëshironi vërtet. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. E nesërmja do t’ju sjellë surpriza të vërteta. Buzëqeshni më shumë sepse keni nevojë për pozitivitet.

Ujori

Çdo gjë do të shkojë siç duhet, mjafton të silleni mirë dhe të punoni me pastërti. Nëse sot do t’ju shfaqet një sfidë, personat që do t’ju rrethojnë do të jenë një ndihmë e madhe. Problemet familjare do t’jua marrin prehjen shpirtërore.

Peshqit

Puna po jua merr të gjithë kohën dhe energjinë. Disa ditë pushim do t’ju bënin shumë mirë. Fikini telefonat dhe kaloni sa më shumë kohë të mundemi me veten. Megjithatë mos jini të papërgjegjshëm për punët që keni lënë pa përfunduar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button