Rajoni

Banka Botërore: Ekonomia në Evropën Juglindore shënon rritje

Në prezantimin e edicionit të 10-të nga seria e raporteve për gjendjen e ekonomive në Evropën Juglindore (Shqipëri, Kosovë, Bosnje e Hercegovinë, Maqedoni, Mal i Zi dhe Serbi) me titull “Rritje e qëndrueshme në kushte në rreziqe gjithnjë e më të mëdha”, u deklarua se “ekonomia viteve të fundit në Evropën Juglindore është në rritje dhe normat e larta të papunësisë kanë filluar të ulen”.

Sipas këtij raporti, rritja ekonomike në nivel rajonal në Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi dhe Serbi pritet të arrijë 2,7 përqind në vitin 2016, nga 2,2 përqind që ishte vitin 2015. Rritje mesatare pritet të vazhdojë edhe në vitin 2017 dhe 2018.

Rritja ekonomike në vitin 2016 në Shqipëri pritet të jetë 3.2 përqind, krahasuar me nivelin 2.8 përqind sa ishte në 2015. Sipas raportit, rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të forcohet në vitin 2016, duke i hapur rrugën rritjes së punësimit dhe uljes së varfërisë.

Baza e kësaj rritjeje ishte Serbia, ku rritja ekonomike nga 0,7 përqind e vitit të kaluar, si pasojë e përmbytjeve të vitit 2014, arriti deri në 2,5 përqind këtë vit. Në shumë vende të rajonit rritja reflektoi në vendet e punës. Në gjysmën e parë të vitit 2016, punësimi në Serbi u rrit me 4,7 përqind dhe në Shqipëri me 6,7 përqind.

Ndërsa, në krahasim prej vendeve tjera të rajonit, rritja ekonomike në Maqedoni pritet të ngadalësohet dhe të arrijë në nivelin prej 2 përqind, në ndikim të rënies së investimeve. “Pasiguria politike në Maqedoni ndikoi në investimet, e cila e çoi vendin në rritje të reduktuar dhe në kundërshtim me trendin rajonal”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Ekonomist i zyrës së Bankës Botërore në Shkup, Bojan Shimbov, tha se rritja e cila është me e ulët në krahasim me vitin e kaluar ende është një nivel i rritjes së respektuar në Evropa, por shtoi se pritjet për vitin 2017 dhe 2018 janë pozitive, veçanërisht pas zgjidhjes së çështjes së zgjedhjeve.

“Ka një ngadalësim shqetësues me investimet e huaja në periudhën e fundit. Kjo është një vërejtje dhe tjetra është deficiti fiskal i cili vazhdon të rritet dhe ka implikime për borxhin publik. Ne jemi përfaqësues kur një ekonomi e vogël huazon para që të mund të investojnë. Nuk ka asgjë të keqe me huamarrjen, por është e rëndësishme se si përdoren këto burime”, deklaroi Shimbov.

Përveç Maqedonisë, rritje më të ulët ekonomike krahasuar me vitin e kaluar ka pasur edhe Kosova dhe Bosnje e Hercegovina, ndërsa Mali i Zi pritet të ketë rritje ekonomike të njëjtë sikurse vitin e kaluar, 3,2 përqind.

Kosova në vitin 2015 ishte me një rritje ekonomike 3,9 përqind, këtë vit pritet të jetë 3,6 përqind, për shkak të numrit të lartë të papunësisë, kurse Bosnje dhe Hercegovina në vitin 2015 regjistroi rritje me 3,0 përqind, këtë vit pritet të jetë me 2,8 përqind.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button