Kronika

Rrëfimi i Kolonelit italian: Shqipëria ka prodhuar 900 ton kanabis

Plantacionet me kanabis kanë “marrë malet” edhe në Itali. “Një copë Kolumbi në Itali me përfitime milionash eurosh për mafian”, shkruan revista italiane “L’Espresso” që ka bërë një investigim për kanabisin në zonat e Kampanias dhe Kalabrisë në Itali.

Gjatë investigimit gazetari Giovanni Tizian ka biseduar edhe me Kolonelin Maurizio Muscarà, që bashkë me njerëzit e tij është ndër më të zotët në luftën ndaj drogës. Koloneli Muscarà ka treguar për gazetarin Tiziani se si i kapin trafikantët shqiptarë në det.

Gjithashtu ai tregon edhe se sa lekë blihet një kilogramë kanabis në Shqipëri deh sa shitet në Itali ky produkt “Made in Shqipëria”.

Ja një pjesë nga rrëfimi i kolonelit për “L’Espresso”:

Është natë e errët në kanalin që bashkon Otranton me Borshin, 90 km nga qyteti i Vlorës, në Shqipëri. Vetëm hëna ndriçon atë pjesë të detit dhe vihen re gjurmët që lë një motor uji i lëshuar me gjithë shpejtësinë drejt brigjeve pulieze.

Ai që e drejton është një djalosh, pak më i madh se 18-vjeç, i punësuar nga bandat kriminale shqiptare. Në çdo anë të motorit të ujit ka 200 kg hashash i rritur në malet e Gjirokastrës. Ai e di që ka vetëm 50% mundësi për të përmbushur misionin për të cilin është ngarkuar. Shumë nga bashkatdhetarët e tij ia kanë dalë. Vetëm se atë natë, patrullat detare të “Guardia di Finanzas” së Barit,  Departamenti ajror-detar-mbikëqyrin bregdetin me motoskafë të fuqishëm, që dikur ishin në dart e kontrabandistëve të cigareve. Është edhe një “Corbelli” i vjetër me katër motorë 500 kuaj fuqi secili, që arrin 120 km/h.

Një helikopter i “Fiamme Gialle” fluturon mbi zonën nga e cila zakonisht vijnë skafistët e marijuanës dhe i duhet vetëm pak për pikasur motorin e ujit të ngarkuar me hashash. Më pas, ia komunikon koordinatat “Corbelli-t”, që nis ndjekjen. Akrobaci, evolucion, manovra shumë të shpejta. Pastaj, më në fund, djaloshi i jep fund ndjekjes së çmendur. Skena të tilla përsëriten vazhdimisht.

Efektivët e udhëhequr nga kolonel Maurizio Muscarà janë mes më të përgatiturve në Itali. Ata ndjekin trafikantët në det që nga koha e kontrabandës së “biondeve” (cigareve).

“Në tre vitet e fundit ne kemi sekuestruar me këto operacione më shumë se 11 ton”, tregon Muscarà, i cili jep disa shifra të rëndësishme: “Një kg i siguruar direk nga plantacionet shqiptare kushton maksimumi 200 euro. Në Itali, shitet 10 mijë euro. Kjo do të thotë se me një ton, klani ka fituar 10 milion”.

Reparti i drejtuar nga koloneli ka vlerësuar biznesin vjetor në 4-5 milion euro. Prodhimi, për më tepër, në Shqipëri është shumë i lartë: 900 ton çdo vit.

“Grupet shqiptare kanë baza italiane, dhe janë të lidhur, kanë zbuluar hetimet, me bandat e Salentos të Sacra Corona Unita. Gjithmonë e më shpesh ndodh të zbulohen edhe karabinierë të vjetër, e marinar ekspert, të ricikluar me këtë trafik”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button