Kronika

Ushtarakë rusë për inspektim në Shqipëri. FA: Çdo gjë sipas “Dokumentit të Vjenës”

 

Të mërkurën, date 28 shtator 2016,  kanë ardhur në vendin tonë për Inspektim Armë-Kontrolli, një ekip i Federatës Ruse. Sipas deklaratës së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, “Inspektimi është një prej tre inspektimeve rutinë që Shqipëria ka detyrimin për t’i pritur, dhe aplikimi i shtetit inspektues është bërë në përputhje me kërkesat e “Dokumentit të Vjenës” dhe po trajtohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm në mënyrë korrekte në respekt të ligjeve të vendit dhe të detyrimeve që burojnë nga Dokumenti i Vjenës. Një nga 20 fushat e veprimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim të Evropës (OSBE) është edhe armë – kontrolli. Në bazë të “Dokumentit të Vjenës të vitit 2011”, shtetet anëtare (nënshkruese të dokumentit) kanë detyrimin të presin tre vizita inspektimi në vit dhe një vizitë vlerësuese.

Në të njëjtën kohë ato kanë të drejtën, që në përputhje me parashtrimet e dokumentit të Vjenës, të ushtrojnë tre inspektime dhe një vizitë vlerësuese në vendet anëtare të OSBE.

Edhe Shqipëria nga ana tjetër, si anëtare e OSBE që prej vitit 1991 dhe nënshkruese e “Dokumentit të Vjenës” e ka ushtruar dhe vazhdon ta ushtrojë të drejtën e saj duke kryer inspektime dhe vlerësime, e vetme, ose në bashkëpunim me shtete të tjera. Më herët gjatë këtij viti, Shqipëria ka kryer inspektime në Azerbajxhan, Moldavi dhe Malin e Zi. Gjithashtu, në kuadër të kapitullit IV, javën e kaluar është marrë pjesë në një vizitë në një bazë ajrore në Federatën Ruse”, përfundon deklarata e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button