ParlamentarePolitika

Kërcënimi ndaj Llallës, Braho i përgjigjet dy deputetëve socialistë

Dy deputetë socialistë Arben Çuko dhe Xhemal Qefalia anëtarë të komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare kanë shprehur shqetësimin për kërcënimin që i është bërë kryeprokurorit Adriatik Llalla, lajm që ata thonë se kanë mësuar nga mediat.

Përmes një letre zyrtare që është siguruar nga Ora News, dy deputetët i kërkojnë kryetarit të Komisionit Spartak Braho një seancë të posacme për këtë ngjarje të rendë dhe që kryeprokurori të informojë kuvendin për këtë kërcënim.

Dy deputetët kërkojnë që në seancë të jetë i pranishëm vetë prokurori I përgjithshëm Adriatik Llalla, por edhe kreu i SHISH Visho Ajazi Lika dhe kreu i policisë së shtetit Haki Cako.

“Në gjykimin tonë, kjo përbën një ngjarje të rëndë që cenon sigurinë kombëtare dhe minon besimin e cdo qytetari për sigurinë publike dhe kërkon vëmendje maksimale nga të gjitha institucionet vendimarrëse e ato ligjzbatuese, shkruhet në kërkesën e dy deputetëve.

Ndërkohë në kërkesën e siguruar nga Ora News, është kthyer edhe përgjigja e kryetarit të komisionit Spartak Braho ku ai shprehet se do të zbatohet rregullorja e kuvendit, dhe konkretish neni 36 15, pika 1.

Kjo pikë përcakton se në seancat dëgjimore me përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore duhet që një e treta e të gjithë anëtarëve të komisionit ta kërkojë atë në mënyrë të motivuar me shkrim.

Related Articles

Nje koment

  1. Kercenimi I Llalles eshte loje e sali berishes dhe e fashizmit te PD.Llalla para drejtesise te re per shperdorim deryre,vjedhje,korrupsion,krime te renda kunder popullit shqipetar dhe per dhunim te drejtave te popullit shqipetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button