Bota

BE-ja synon të bashkëpunojë më mirë në fushën e mbrojtjes

Britania vazhdon qëndrimin bllokues në fushën e mbrojtjes. Kjo i sjellë shumë probleme BE-së. Gjermania dhe Franca ngulin këmbë në takimin e ministrave të Mbrojtjes për më shumë bashkëpunim. Por Britania e Madhe kërcënon pavarësisht largimit nga BE-ja me bllokadë. “Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes evropiane” është në agjendën e BE-së për gati njëzet vjet. Progresi ka qenë deri tani ka qenë minimal, të gjitha nismat e mëdha janë bllokuar nga Britania. Pas referendumit për Brexit-in Parisi dhe Berlini shohin një mundësi të re për një mbrojtje të fortë evropiane që e konsiderojnë si shqetësime të qytetarëve dhe një rrugë për përparimin e BE-së. Prandaj Gjermania dhe Franca hodhën në takimin e ministrave të Mbrojtjes në Bratislavë propozimet të dikurshme të riformuluara në tryezë e bisedimeve, të mbështetura edhe nga Italia.

Koordinim më i mirë

“Kur shohim se sa personel dhe para janë në dispozicion, por sa pak janë të koordinuar jemi ne me njëri-tjetrin, atëherë ne mund të përmirësohemi shumë,” thotë ministrja federale e Mbrojtjes Ursula von der Leyen. Kolegu i saj francez Jean-Yves Le Drian shpreson për përparime të konsiderueshme në fund të vitit. Fillimisht ata të dy duan të krijojnë një komandë qendrore të BE-së për shërbimin mjekësor të ushtrisë dhe një qendër të përbashkët logjistike. Deri tani duhen muaj të tërë, deri sa evropianët të bëhen gati për projekte civile-ushtarake, qoftë në misionet e ndihmave në raste fatkeqësish apo për trupat paqeruajtëse si në Afrikë. Po ashtu edhe për të përballuar migracionin nevojiten trupa civile-ushtarake ndër të tjera në kufijë e Evropës. Po ashtu Gjermania dhe Franca synojnë edhe forcimin e bashkëpunimit evropian në fushën e industrisë së armatimeve.

Detyrat e Mogherinit

Në takimin e Bratislavës filluan të duket fraksionet e para: Spanja, Portugalia dhe Greqia, si vendet evropiano-lindore si Hungaria dhe Republika Çeke i mbështesin propozimet gjermano-franceze. Kurse Polonia kërkon garanci që mbrojtja e përbashkët evropiane nuk bie ndesh me NATO-n. E ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme Federica Mogherini po pyet tani të gjitha shtetet anëtare se cilat dëshirojnë të angazhohen në politikën e përbashkët evropane të mbojtjes dhe të sigurisë. Ajo thekson se nuk është fjala për ngritjen e një ushtrie evropiane, por për korrdinim më të mirë në përputhje me NATO-n.

Britanikët bllokues

Londra nuk është dakord me planet e propozuara. Ministri britanik i Mbrojtjes Michael Fallon tha në Bratislavë se “krijimi i strukturave të dyfishta ndaj atyre të NATO-s është rruga e gabuar dhe kjo do ta dobësonte NATO-n. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i hodhi poshtë rezervat britanike. Fjala është për përmirësimin e strukturave dhe jo për krijimin e strukturave të dyfishta ndaj atyre të NATO-s. Se sa e madhe do të jetë rezistenca dhe bllokada britanike ndaj këtyre planeve mbetet e hapur, edhe pse britanikët kanë theksuar se pas Brexit-it nuk do t’i pengojnë më me veton e tyre planet e BE-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button