Kosova

Ja pse u arrestua Nehat Thaçi nga Serbia, Drejtori i Polcisë së Kosovës në Mitrovicë

Arsyeja e arrestimit të Drejtorit të Polcisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaçi nga policia kufitare e Serbisë është se për të ka pasur më herët një fletëarresti.

Një familjar i Nehat Thaçit tha se ai është arrestuar bazuar në fletëarrestet e më hershme që Serbia pati lëshuar për shunë ushtarë të UÇK’së Nehat Thaqi është veteran i UÇK’së . Ndërkohë që sipas policisë së Kosovës, Thaçi u arrestua në hyrje të Serbisë mbrëm pas mesnate.

“Sipas autoriteteve të Policisë Kufitare të Kosovës nga pika doganore “Dheu i Bardhë”, mbrëmë rreth orës 12:10 pas mesnatës, në hyrje të Serbisë, nga autoritetet serbe është arrestuar drejtori i Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi”, ka thënë Daut Hoxha.

Related Articles

Nje koment

  1. “Mendja e madhe e zeza e kresë”, thotë populli. Nga sjellja prej mujshari ndaj popullit e këtij oficeri policor, ka qenë një ogur i zi për shokët e tij, se po që se i ka harruar idealet e luftës çlirimtare e që ishte pjesëtarë i mirë i saj, një e keqe e pret!
    Shkuarja e tij si cjapi te kasapi në dorë të atyre që ua kanë drejtuar gishtin pjesëtarëve të UÇK-es, nuk mund të mos konsiderohet shkurt-parësi!
    I uroj që të nxirret pa as edhe një therë në këmbë dhe të kthehet sa më shpejt pranë familjes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button