EkonomiaParlamentare

Ahmetaj në Kuvend: Ka më shumë punë se dje

Forumi ekonomik global publikoi raportin e radhës të konkurrueshmërisë globale për vitin 2016-2017, ku renditja e Shqipërisë në raportin e konkurrueshmërisë globale u përmirësua ne 13 vende krahasuar me vitin e kaluar. Në seancën plenare, ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se, ndryshe nga ç’ thotë opozita, ekonomia po përmirësohet.

“Nga vendi i 93 ka shkuar në vendin e 80. Kjo Shqipëri është e të gjithëve dhe të hedhësh baltë mbi gjërat që po bëhen mirë, nuk më duket e drejtë. Sigurisht që mund të debatojmë se si mund të përmirësohen më tej gjërat, por të thuash që gjërat po shkojnë keq, është me qëllim”, tha Ahmetaj.

Ministri shtoi se “papunësia është në rënie”. “Këtë e thotë Instituti i Statistikës. Ka më shumë punë se dje. A ka mjaftueshëm punë? Kurrë! Gjithmonë nuk ka mjaftueshëm punë dhe kjo nuk diskutohet”, deklaroi Ahmetaj.

“261 milionë euro në tremujorin e dytë. Më i miri në 20 vite. Kështu që do të ishte më e ndershme të mos riciklonim urrejtje, por të flasim siç duhet për të përmirësuar ekonominë akoma më shumë”, deklaroi më tej Ahmetaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button