Keshilla

Ja si mund t’ju shkatërrojë mungesa e vitaminës D

d1009168-deec-48a4-9cc5-090616d201be---0-Shumë prej nesh neglizhojnë shpesh me sasitë e vitaminës D, e cila është shumë e rëndësishme për trupin. Deri më sot, nivelet e ulëta të vitaminës janë lidhur me rreziqe në rritje nga kanceri, sëmundja e zemrës, çrregullimet e sistemit imunitar, tensioni i lartë i gjakut, skleroza e shumëfishtë, osteoartriti, osteoporoza dhe diabeti.

Roli i vitaminës D në parandalimin e kancerit

Ekspozimi në rrezet e UV ndihmon trupin ta sintetizojë vitaminën D. Studimet shkencore të efekteve të vitaminës mbi qelizat e kancerit kanë gjetur se vitamina D vepron në disa mënyra, duke përfshirë uljen e rritjes së qeliza ve të kancerit dhe stimulimin e vdekjes së këtyre qelizave.

Studime të tjera kanë treguar një lidhje të drejtpërdrejtë në mes të niveleve të vitaminës D dhe zhvillimit dhe parandalimit të kancerit kolorektal, dhe disa klinicistët rekomandojnë që pacientët me kancer të marrin suplemente të vitaminës D në mënyrë që t’i rrisin shanset e tyre për ta luftuar sëmundjen.

Roli i vitaminës D në parandalimin e sëmundjeve të zemrës

Disa studime të kryera e lidhin nivelin e ulët të vitaminës D me një rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës, duke përfshirë sulmin në zemër, sëmundjet e arterieve periferike, dështimin kongjestiv të zemrës dhe arteriosklerozën, dhe shumë studime kanë treguar gjithashtu se manja e suplementeve të vitaminës D mund ta luajë një rol në reduktimin e rrezikut. Për shembull: Një studim i kryer nga hulumtuesit në Harvard zbuloi se personat që kishin nivele të ulëta të vitaminës D kishin dy herë më shumë gjasa të pësojnë sulm në zemër se ata që kishin nivele adekuate të vitaminës.

Hulumtuesit në Utah i vëzhguan nivelet e vitaminës D dhe sëmundjet e zemrës në pothuajse 30.000 meshkuj dhe femra dhe zbuluan se ata me nivele më të ulëta të vitaminës kishin më shumë të ngjarë të preken nga sëmundjet kardiovaskulare se sa ata me nivele të pranueshme.

Roli i vitaminës D në parandalimin e diabetit të tipit II

Disa studime e kanë mbështetur një lidhje midis niveleve adekuate të vitaminës D dhe tolerancës dhe menaxhimit më të mirë të glukozës në gjak. Edhe pse studiuesit nuk e kanë krejtësisht të qartë se si e luan vitamina D rolin e saj në parandalimin e diabetit, ata besojnë se kjo mund të ketë lidhje me aftësinë e vitaminës për ta ndihmuar trupin ta sintetizojë kalciumin, i cili luan një rol të madh në rregullimin e glukozës dhe insulinës.

Injorimi i konsumit tuaj të vitaminës D mund të rezultojë në një rritje të rrezikut nga shumë sëmundje, kështu që manja e mjaftueshme e vitaminës D është e rëndësishme. Për t’u siguruar që jeni duke marrë sasi të mjaftueshme, hani ushqime që kanë nivele të larta të vitaminës D (peshku i yndyrshëm është burimi kryesor).

Ekspozimi në diell gjithashtu mund ta ndihmojë trupin të prodhojë vitaminë D më vete, por ekspozimi j zgjatur ndaj rrezeve UV vjen me rreziqet e tij, dhe gjatë muajve të dimrit, marrja e mjaftueshme e rrezeve të diellit mund të jetë problematike për shumicën e njerëzve.

Për shkak të burimeve të kufizuara natyrore të vitaminës D, shumë meshkuj dhe femra përfitojnë nga nivelet adekuate të vitaminës D duke marrë suplemente. Kur i zgjidhni suplementet, sigurohuni që ato të jenë nga një burim i njohur për t’u siguruar që nivelet e përqendrimit të jenë te duhurat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button