Home / Bota / Amerika / Obama: Kongresi gaboi. CIA: Nisma, pasoja për sigurinë kombëtare

Obama: Kongresi gaboi. CIA: Nisma, pasoja për sigurinë kombëtare

Presidenti Barack Obama e quajti një “gabim” vendimin se Kongresi për të anashkaluar veton e tij mbi projektligjin që lejon ndërmarrjen e veprimeve ligjore kundër Arabisë Saudite për sulmet e 11 shtatorit.

Shefi i Administratës Amerikane tha se ky projektligj krijon një precedent të rrezikshëm pasi u tregon individëve në mbarë botën se mund ta hedhin në gjyq qeverinë e Shteteve të Bashkuara.

Vota e së mërkurës shënoi të parën herë që fuqia e vetos së Obama-s, rrëzohet. Drejtori i CIA-s, John Brennan foli për pasojat e rënda që nisma ligjore bart në vetvete për sigurinë kombëtare.

Pasojat negative të këtij veprimi, me shumë gjasë, kanë për të qenë të jashtëzakonshme, u shpreh ai.

Projektligji “Drejtësia kundër sponsoreve të terrorizmit”,  i hap rrugën familjarëve të viktimave për të hedhur në gjyq çdo anëtar të Ekzekutivit saudit, të dyshuar se mund të ketë luajtur rol në sulmet e vitit 2001.

15 prej 19 rrëmbyesve të avionëve ishin shtetas saudit, por mbretëria e pasur me naftë, një aleate kyçe e Shteteve të Bashkuara, ka mohuar çdo rol në ngjarjen që kushtoi gati 3.000 jetë njerëzish

Leave a Reply

%d bloggers like this: