Home / Parlamentare / Berisha i përgjigjet Ramës: Fshiji buzët, i ke plot me plehra

Berisha i përgjigjet Ramës: Fshiji buzët, i ke plot me plehra

Me tone të ashpra e duke i lexuar gjithë sa kishte thënë kundër importit të mbetjeve kur ishte në opozitë, ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kryeministrin se pas ligjit fshihen afera në kurriz të shqiptarëve.

“Ti u ofron shqiptarëve drogën, helmin, plehun prostitucionin, njeri që në një kohë kur shqiptarët përballen me problemet më të rënda të jetesës, sigurisë, kafshatës, e punës, alternativa e tij është droga, prostitucioni, plehu dhe helmi”- tha Berisha.

Ai i kujtoi Ramës një shprehje të urtë, sipas të cilës kur thua gënjeshtra duhet të fshish buzët, shtoi “ kur nxjerr gënjeshtra për një gjë fshiji buzët se të ka ngel edhe në buzë, në plehra futet edhe haleja, se e ke plot me to me këto që u the shqiptarëve”- tha Berisha.

Sipas Berishës, më i ligu i gjithë gënjeshtarëve është hipokriti. “Shkalla supreme, varet në çengelin e shtyllës së turpit si te Viktor Hygo, edhe ti atje e ke vendin. Ti që iu atribuon korifenjve të mendimit citate që si kanë thënë kurrë”.


Më pas, edhe Berisha ka reflektuar mbi qëndrimin e tij mbi mbetjet: “Pse e lejova unë listën e mbetjeve? Analizuar në retrospektivë, nuk duhet ta kisha lejuar. Pse e them këtë? Mendoja se do të kontrollonim çdo gjë, por e rishqyrtoj qëndrimin tim tashmë. Kam reflektuar sepse janë helme”.

One comment

  1. SHBA,BE te sjelle NATO urgjentisht ne Tirane dhe te bombardohen familjet e Sali Berishes,lulezim Basha,Bujar Nishani,Adriatik Llalla, dhe plehrat e fashisteve te PD

Leave a Reply

Your email address will not be published.