Home / Arte / Teater / “Quhem Ballkan”

“Quhem Ballkan”

Një gadishull i mbushur me tragjedi njerëzore dhe jo rrallë herë i paragjykuar. Ky është Ballkani, i cili artistikisht zbarkon herë nëpërmjet filmit, teatrit, pastaj leximit të dramës bashkëkohore. Të duash të kthesh Tiranën në kryeqytetin ballkanik të artit është një iniciativë e mirë, pavarësisht problemeve.

“Quhem Ballkan” është iniciativa e radhës e Ema Andreas për të bërë bashkë autorë nga gjithë Ballkani, veprat e tyre tashmë të përkthyera në shqip, do të lexohen nga aktorët tanë. Por, sipas saj, ka një mungesë pjesëmarrësish nga artistët dhe autorët shqiptarë.

“E solla sepse mendova se ka mungesa. Bëra një punë të madhe, jo vetëm sigurisht, sepse mendova se mungon informacioni i zhvillimit bashkëkohor. Shumë pak interesohemi për njëri-tjetrin dhe ndonjëherë gjejmë justifikimin që gjuha është pengesë. Mendova të kapërcej këtë gjë”, tha Ema Andrea, drejtoreshë artistike e “Quhem Ballkan”.

Dëshira fillestare ka qenë njohja më e mirë e rajonit nëpërmjet autorëve të saj, nëpërmjet të tashmes artistike, por edhe realiteteve që në të shumtën e herës bashkohen dhe kanë shqetësime të njëllojta.

“Shumë të kënaqur edhe me nivelin e përfaqësimit dhe me interesin e publikut”, vijoi Andrea.

Zhvillimi i komunikimit ndër rajonal, duke shembur pengesat gjuhësore është një ndër synimet e bashkëpunimeve të tilla artistike të cilat Tirana i ka pasur të shumta. Reagimi i publikut ka qenë i mirë dhe kurioz për të mësuar më shumë kulturat ballkanike të cilat arti i sjell bashkë, para dasive ekzistuese.

“Quhem Ballkan” kërkon të shndërrohet në traditë. “Besoj do të vij çdoherë ndryshe”, paralajmëroi Andrea.

Leave a Reply

%d bloggers like this: