Home / Politika / Vjedhja në BSH, Braçe: Fullani pengon punën e komisionit, refuzon të japë informacion

Vjedhja në BSH, Braçe: Fullani pengon punën e komisionit, refuzon të japë informacion

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Barçe bën me dije se ky komision ka kërkuar informacion nga Guvernatori Ardian Fullani lidhur me vjedhjen e Thesarit të Shtetit.

Në një postim në “Facebook” Braçe shkruan se para një jave i kanë dërguar shkresë Guvernatorit Fullani ku i kanë kërkuar informacion të plotë lidhur me personelin, nepotizmin dhe klientelizmin e Bankës së Shqipërisë.

“Para një jave i dërguam shkresë Fullanit. Informacionet e kërkuara mbi personelin, nepotizmin, klientelizmin. Kërkuam informacion për shpenzimet dhe kontratat. I lamë Fullanit një javë kohë për të dhënë informacion. Afati për informacion nga Fullani mbaroi dje”- shkruan Braçe.
brace
Më tej ai thekson se Guvernatori refuzon të dorëzojë në Kuvend informacionin duke penguar në këtë mënyrë punën e komisionit. “ Informacionet janë të domosdoshme para seancave dëgjimore me Këshillin Mbikëqyrës. Komisioni i Ekonomisë e ka për detyrë mbikëqyrjen e Bankës së Shqipërisë dhe do e kryejë detyrën pavarësisht pengesave. Vjedhja e bankës nuk mbyllet se do Guvernatori. Vjedhja si çështje do mbyllet vetëm pasi të dalin përgjegjësit. Do ketë ndryshime ligjore që e çlirojnë Bankës e Shqipërisë nga politika” – shkruan Braçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.