Ekonomia

Shqipëria synon të tërheqe turistët e vendeve rusishtfolëse, skandinave dhe aziatike

Agjencia Kombëtare e Turizmit ishte e pranishme  në Beograd të Serbise, ku u mbajt konferenca e 6-të për Turizmin e Europës Juglindore. Drejtori i AKT – së, Ardit Collaku, në fjalën e tij përshendetëse e vuri theksin në rendësinë që ka bashkëpunimi rajonal dhe rritja e interkonektivitetit mes vendeve tona, qe shihet si një ndër pikat kryesore për të mundësuar promovimin e përbashkët të paketave turistike .

Qeveria shqiptare tashmë e ka vënë sektorin e turizmit në prioritet të saj, pasi rritja e numrit të turisteve ka ndikim të drejtepërdrejtë pozitiv në rritjen e ekonomise dhe të punësimit .

AKT synon të tërheqe turistët e vendeve rusishtfolëse, skandinave dhe aziatike , duke promovuar vlerat jo vetem natyrore, por edhe historike dhe kulturore te vendit tone. Synimi i projekteve të përbashkëta dhe promovimi i përbashkët i produkteve të reja turistike, do të jete nje sfidë e re për vendet e rajonit, tha Çollaku në fund të fjales se tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button