Kronika

Elvira Gega kërkon punë. Zyra e Punës e bën recepsioniste

Sarandë

Denoncuesja e skandalit: E lashë punën, sepse pronarët ndiheshin në siklet me mua

gegaNëna e katër fëmijëve, Elvira Gega, e cila denoncoi në media disa ditë më parë video-skandalin me Agron Canen ka filluar punë si recepsioniste. Pas publikimit të skandalit të Sarandës, Gega, ka trokitur sërish te Zyra e Punës në Sarandë, pasi pretendon se pronarët ku ajo punonte për të pastruar disa garsoniere, janë ndier në siklet me të, që prej momentit të publikimit të video-skandalit. Zyra e punës, Sarandë, iu përgjigj kërkesës së saj, pasditen e djeshme, duke i ofruar punë si recepsioniste në një hotel në bregdet. “Kështu është. Më çonin, më sillnin nga puna ku isha, sepse ndodhet pak larg, por më thanë që prej kohës kur u bë publike kjo histori, ishin në siklet kur i shikonin me mua. Atëherë u thashë se nuk do të shkoj më te ta dhe po pres me shpresë nga Zyra e Punës”, tregon ajo, e cila shton se në orët e pasdites së djeshme Zyra e Punës në Sarandë iu përgjigj duke i thënë se i kanë gjetur një vend pune si recepsioniste. Asaj i është ofruar vendi i punës si recepsioniste në një hotel resort të qytetit bregdetar. Burimet nga hoteli që ka punësuar E.G thonë se ajo do të nisë punë ditën e hënë. Ndërkaq, rastin e denoncueses e ka ndjekur nga afër edhe drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror në Vlorë, Ines Stasa, e cila i ka qëndruar gruas pranë edhe në momentin e intervistimit në zyrën e punës, si dhe në kontaktet e saj me fëmijët në shtëpinë e fëmijës Sarandë.

Ndërkohë, për sa i takon sigurisë së jetës së saj dhe të fëmijëve, pas zbardhjes së lajmit tronditës, Elvira sqaron: “Nuk kam frikë. Herë pas here policia interesohet për gjendjen time. Madje më ka marrë në telefon edhe vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili më ka thënë shprehimisht: ‘Ke mbështetjen e plotë timen. Për çfarëdo nevoje të kesh, edhe mua mund të më marrësh siç merr inspektorin e lagjes apo shefin e komisariatit’”, pohon Gega. Nga ana tjetër, pavarësisht reagimeve të njerëzve pas denoncimit të saj në media, nëna e katër fëmijëve thotë me bindje të plotë se nuk do të largohet nga qyteti i Sarandës. “Unë kam fëmijët këtu dhe sapo të sistemohem, do t’i marr nga shtëpia e fëmijës që të jetojmë të gjithë së bashku. Unë gjithçka në këtë histori, që është më se e vërtetë, ia kam lënë në dorë drejtësisë. Dhe jam e bindur se drejtësia do të bëjë drejtësi për mua”, tha Gega.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button