Politika

Debati për plehrat, ja si u japin urdhra deputetëve Rama-Berisha

Debati në seancën e sotme parlamentare është fokusuar te ligji i ri i qeverisë, që lejon importin e mbetjeve për riciklim në vendin tonë.

Shumëkush ka ngritur alarmin se bashkë me mbetjet jo të rrezikshme, mund të importohen pa u deklaruar edhe substanca të tjera mjaft të rrezikshme.

Por përtej argumentave të dhëna nga palët, të stërpërsëritura tashmë, me Edi Ramën që është kthyer në mbrojtës të importit të mbetjeve, dhe me Sali Berishën, që dikur ishte pro tyre e tashmë në një rol të ri, të kundërshtuesit, ajo që binte në sy ishte diçka tjetër.

Liderët e padiskutueshëm autoritarë të PS dhe PD, i komandojnë partitë përkatëse me “dorë të hekurt”.

Një numër jo i vogël ministrash ishin mbledhur rreth Ramës sot në lartësitë e podiumit qeveritar në Kuvend, për të marrë direktiva. Më pas, Rama, zbriti në sallë për të takuar Gramoz Ruçin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button