Bota

Gazpromi rus do të bëjë kërkime në ujërat territoriale të Turqisë

Kompania energjetike ruse Gazprom njoftoi se në korniza të projektit të gazsjellësit “Rjedha Turke” nëpërmjet kanaleve diplomatike ka marrë leje nga Turqia për të bërë kërkime në ujërat territoriale të Turqisë.

Ne deklaratën e Gazprom-it rus thuhet se për ndërtimin e dy linjave të planifikuara në korniza të projektit të gazsjellësit “Rjedha Turke” nëpërmjet kanaleve diplomatike kanë marrë lejen e duhur nga Turqia e cila mundëson zhvillimin e kërkimeve të nevojshme në ujërat territoriale të Turqisë.

Menaxheri i Lartë i Gazprom-it, Aleksey Miller thotë se në fazën e parë të projektit “Rjedha Turke” vazhdojnë të punojnë në mënyrë të harmonizuar dhe aktive me autoritetet turke.

Gazprom pohon se ka marrë lejen përkatëse me të cilën prej 7 shtatorit ka filluar të ndërtojë pjesën e seksionit detar të gazsjellësit “Rjedha Turke”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button