Kronika

Aksioni i INUK kundër ndërtimeve pa leje, përplasje me një familje te Rruga e Elbasanit

INUKAksioni i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për prishjen e një banese pa leje në Rrugën e Elbasanit është shoqëruar me tension mëngjesin e sotëm. Familja e Bashkim Dushkut që banonte në ndërtesën në fjalë, nuk e ka pranuar vendimin e INUK për të shembur shtëpinë e tyre dhe janë konfliktuar me punonjësit duke qëlluar me gurë dhe mjete të tjera të forta në drejtim të punonjësve dhe fadromës që punonte për prishjen e ndërtesës.

Familjarët janë rreshtuar para banesës me qëllim që ta mbronin nga shembja dhe një prej anëtarëve të familjes Dushku ka humbur ndjenjat për shkak të situatës së krijuar. Është dashur ndërhyrja e forcave ‘Shqiponja’ për qetësimin e situatës dhe vijimin e aksionit të INUK për shembjen e ndërtesës. Familja Dushku pretendon se jeton prej 25 vjetësh në këtë banesë dhe se ndërtesa ishte në proces legalizimi.

Shembja e kësaj ndërtese bëhet në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme për zgjerimin e rrugës që lidh kryeqytetin me qytetin e Elbasanit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button