Ekonomia

National Geographic vlerëson Valbonën, në Shqipëri zien rrjeti

Revista e njohur National Geographic e ka përfshirë Valbonën në Shqipëri në listën e vendeve që duhen vizituar patjetër për të përjetuar një aventurë malore.

Mes katyre destinacioneve, një në Indi, një në Peru dhe një në Afrikën e Jugut, përfshihet edhe Valbona.

Por ndërkohë rrjetet sociale në Shqipëri janë mbushur me zemërim pas raportimeve se në lumin Valbonë do të ndërtohen disa hidrocentrale.

Punimet kanë nisur të mërkurën për ndërtimin e 14 hidrocentraleve, pavarësisht se disa banorë kanë bërë rezistencë.

“Ne ishim 20 njerëz kundër 20 buldozierëve,” tha për BIRN Catherine Bohne, amerikania e martuar në Valbonë, e cila prej tre vitesh udhëheq rezistencën e banorëve vendas kundër projekteve energjetike.

“Sot është një ditë shumë e zezë në Valbonë, një ditë shumë e zezë – pavarësisht qiejve blu dhe motit të mirë –për Shqipërinë, sepse nëse kjo mund të ndodhë këtu, në shkelje të hapur me ligjin, atëherë e ardhmja është e zezë për Shqipërinë”.

“Me ndërtimin e HEC-eve mbi lumenjtë më të çmuar që ka, Shqipëria po pret fytin e saj, ndërsa i heq banorëve të zonës turizmin si e vetmja shpresë,” tha për BIRN me zë të dridhur dhe e përlotur aktivistja dhe mikesha e Valbonës, Catherine Bohne.

Ndërkohë fotot e mësipërme janë marrë nga blogu i njohur “Cigania bionde”, e cila ka bërë një vizitë në Valbonë sivjet./MAPO

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button