Home / Teknologji / MacBook Pro do të vijë me dy ekrane

MacBook Pro do të vijë me dy ekrane

Apple, që njihet si një kompani që guxon me produktet e veta, siç e tregoi edhe këtë shtator duke hedhur në treg iPhone 7 me kufje pa fishë, është treguar konservatore më një produkt të sajin.

Që prej hedhjes në treg të linjës MacBook Pro, pak gjëra kanë ndryshuar. Janë përmirësuar kartat grafike, procesorët dhe vetë sistemi, por dezajni thuajse nuk është prekur fare.

Kjo do të zgjasë deri në tetor, të paktën sipas forumit MacRumours. Në këtë forum thuhet se gjiganti amerikan i teknologjisë pritet të prezantojë në gjysmën e dytë të muajit të ardhshëm modelin e ri MacBook Pro dhe risitë do të jenë të bollshme.

Mes këtyre risive është shtimi i një ekrani tjetër për këtë produkt, që do të jetë me prekje dhe mund të kryejë dy funksione. E para të vendoset mbi ekranin normal ose të mbi tastjerën fizike, duke marrë ‘kompetencat’ e kësaj të fundit me ndryshimin e vetëm që do të jetë me prekje.

Në të njëjtin forum shprehen të sigurtë për daljen e këtij produkti, madje thuhet se inxhinierët e Apple janë duke i dhënë dorën e fundit edhe sistemit OS X, i përshtatur enkas për MacBook Pro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.