Kronika

Kapen në Kukës 15 sirianë të larguar nga Babrruja

15 prej 21 sirianëve të larguar nga qendra  e tyre në Babrru janë kapur në rrugën e Kombit, teksa janë vënë në pranga 4 transportuesit e tyre. Burime policore bëjnë të ditur se po punohet edhe për kapjen e 6 të tjerëve.
Në pranga kanë rënë Gjerard Markaj, Riza Hasani, Shefqet Velaj dhe Zeqir Bajrami, nga Kamza e Tiranës. Ata janë ndaluar në rrugën e Kombi, në vendin e quajtur Fushë Dugagjin, teksa udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit. Me tre mjetet e tyre ata ishin duke transportuar 15 shtetasit sirianë, të cilët nëpërmjet kufirit të gjelbër do të kalonin për në Kosovë, kundrejt fitimit.
Ndaj tyre rëndon akuza e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button