Politika

Basha në Lezhë: Sa herë që ka revoltë qytetare, Edi Rama fshihet

Nga Lezha ku vijon turin e bashkëbisedimit me strukturat e Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se u fsheh përballë revoltës së qytetarëve, kundër importit të mbetjeve.

Kreun e qeverisë e akuzoi se tradhtoi shqiptarët, dhe se pas miratimit të ligjit fshihet mafia e plehrave. Lulzim Basha tha se: “Sa herë që ka revoltë qytetare Edi Rama ia mbath si frikacak. Është ngujuar me njerëzit që i ka përdorur për të lidhur paktin me mafien, ndërkohë që qytetarët janë në shesh përballë tij e do të jenë përballë tij edhe më shumë. Edi Rama e ka bërë zgjedhjen e tij, ai ka zgjedhur mafian ndërkombëtare të plehrave dhe për këtë ka tradhtuar edhe ata qytetarë që i përdori për të ardhur në pushtet para tre vitesh”.

Basha tha se Partia Demokratike do të jetë zëri i qytetarëve. Për këtë premtim z.Basha u shpreh se: “Edhe ne kemi bërë zgjedhjen tonë, së pari duke kërkuar ndjesë për çdo aspekt të gabuar në lidhje me këtë çështje dhe së dyti duke u rreshtuar pa asnjë ekuivok për zërin qytetar, për interesin publik”.

Premtimet e kreut të qeverisë nga Asambleja e Partisë Socialiste për rritje pagash e pensionesh, kreu i demokratëve i cilësoi mashtrim të radhës

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button