Home / Rajoni / Maqedonia / Anketa e Pavel Shatev: Ali Ahmeti, lideri më i besueshëm tek shqiptarët e Maqedonisë

Anketa e Pavel Shatev: Ali Ahmeti, lideri më i besueshëm tek shqiptarët e Maqedonisë

Në anketën e fundit e institutit Pavel Shatev që është realizuar në mes 26 dhe 29 shtatorit, si lider më i besueshëm tek shqiptarët vazhdon të jetë Ali Ahmeti, njofton TetovaSot.

Sipas anketës së Pavel Shatevit, Ali Ahmeti ka besueshmëri tek qyetarët prej 5.5 përdind, pas tij vjen Menduh Thaçi lideri i PDSH-së, me 2.8 për qind dhe i treti vjen Ziadin Sela nga LR-PDSH-ja me 0.8 përqind.

Tek blloku maqedonas sipas Pavel Shatevit, Nikolla Gruevski vazhdon të jetë lider i besueshmërisë tek maqedonasit, edhe atë me 28.2 përqind, ndërsa Zoran Zaevi i LSDM-së me vetëm 8.8 përqind.

Ndërsa për në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për VMRO – DPMNE do të votonin 25, 9 për qind, ndërsa për LSDM 15.7 për qind e të intervistuarve në sondazhin telefonik i kryer në mes të 26 dhe 29 shtator të Pavel Shatevit. Për BDI-në do të votonin 5.1 dhe për PDSH-së 2.7 për qind e të anketuarve, për Lëvizjen BESA 0.8 për qind dhe për LR-PDSH-në 0.9%,.

Anketa është kryer në të gjithë teritorin e Maqedonisë duke u përfshirë 6 njësitë zgjedhore, dhe janë anketuar gjithësejt 1.260 persona. Të gjitha rezultatet e anketës mund të kenë gabim statistikor prej +/- 2.1 për qind, sipas Institutit Pavel Shatev.

Leave a Reply

Your email address will not be published.