Maqedonia

Nisi sezoni dimëror për alkoolin në Maqedoni – s’mund të blihet në dyqan pas orës 19

Në objektet tregtare në Maqedoni prej dje ka nisur restriksioni dimëror i shitjes së alkoolit, që nënkupton se në dyqane pijet alkoolike do të shiten prej orës 6 deri në orën 19 dhe ky regjim mbetet deri me 1 maj.

Në sezonin veror, nga 1 maji deri më 1 tetor, pijet alkoolike mund të blihen deri në orën 21. Gjatë tërë vitit mbetet ndalesa e shitjes për fëmijë nën 18-vjeç dhe nëpër pikat e karburantit.

Për ata që nuk do ta respektojnë ligjon janë paraparë sanksione, ndalesë për kryerjen e funksionit në kohëzgjatje prej 7 deri 15 ditë, si dhe gjobë deri në 5.000 euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button