Bota

Izraeli shkatërroi ndërtesën shtatëkatëshe në Rripin e Gazës

izraeli-shkat-euml-rroi-nd-euml-rtes-euml-n-shtat-euml-kat-euml-she-n-euml-rripin-e-gaz-euml-s_hdPolicia në Rripin e Gazës thotë se nga sulmet e sotme ajrore të Izraelit është shkatërruar një ndërtesë shtatëkatëshe në qytetin jugor Rafah.

Sipas policisë, nga këto sulme janë plagosur shtatë vetë.

Në këtë ndërtesë ishte edhe Ministria e brendshme, që udhëhiqet nga Hamasi.

Nga ana tjetër, burime spitalore kanë thënë se dy vetë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, në një sulm tjetër ajror izraelit, në pjesën perëndimore të Qytetit të Gazës, transmeton rel.

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se pesë raketa ishin hedhur nga Siria në Rrafshnaltën e Golanit, të aneksuar nga Izraeli. Raketat kishin rënë në hapësira të gjëra.

Në këtë periudhë të përshkallëzimit të mëtejshëm, Egjipti ka kërkuar nga Izraeli dhe palestinezët, që t’i vazhdojnë bisedimet indirekte në Kajro për arritjen e armëpushimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button