Home / Kronika / Pogradec, procedim penal pediatrit pas vdekjes së foshnjës 2-ditëshe

Pogradec, procedim penal pediatrit pas vdekjes së foshnjës 2-ditëshe

Në Pogradec ka nisur procedimi penal ndaj një mjeku pediatër, i cili akuzohet për mjekim të pakujdesshëm pasi dje, në Maternitetin e Pogradecit, ka ndërruar jetë një foshnjë 2-ditëshe.

52-vjeçari me inicialet N.E. është denoncuar nga babai i foshnjës, 33-vjeçari A.H., i cili pretendon se vdekja e fëmijës së tij ka ardhur si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm nga ana e mjekut.

Tashmë, pritet autopsia nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.