Home / Arte / Pianistja Lule Elezi me koncert bamirës në Gjermani

Pianistja Lule Elezi me koncert bamirës në Gjermani

Pianistja Lule Elezi, krahas angazhimeve në muzikë, të premten ka mbajtur një koncert bamirës humanitar në Eberswalde, afër Berlinit të Gjermanisë.

Koncerti i organizuar nga fondacioni “Hoeck” u mbajt në pallatin e përrallave. Për më shumë se një orë e gjysmë, Elezi interpretoi vepra të njohura nga opusi krijues i kompozitorëve të mëdhenj botërorë si: Beethoveni, Shopeni etj.

Interesimi i publikut ishte i madh për ta ndjekur koncertin nga afër, i cili u përcoll me duartrokitje të mëdha, të cilat bënë që pianistja të rikthehet në skenë. Koncertin, Elezi e vazhdoi me vepra të tjera nga Beethoveni.

Leave a Reply

%d bloggers like this: