Home / Politika / Ambasadori i ri i Polonisë takon Metën: Mbështesim avancimin e Shqipërisë drejt BE-së

Ambasadori i ri i Polonisë takon Metën: Mbështesim avancimin e Shqipërisë drejt BE-së

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Polonisë, Karol Bachura, ku gjatë fjalës së tij vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve tona dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë në procesin e integrimit evropian.

Në këtë drejtim Meta theksoi se marrëdhëniet ndërparlamentare mes dy vendeve janë shumë të rëndësishme, veçanërisht në kuadër të përgatitjes për fazën e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. Meta nënvizoi gjithashtu se Polonia është një partner i rëndësishëm për Shqipërinë në BE dhe Kuvendi do të mbështesë intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e turizmit, transportit dhe bujqësisë.

Ambasadori i Polonisë në Tiranë, Karol Bachura shprehu kënaqësinë e marrjes së detyrës së re në Shqipëri dhe rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Polonisë në avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Gjithashtu, Ambasadori Bachura vuri në dukje se Shqipëria po behët gjithnjë e më shumë një destinacion popullor turistik në Poloni, dhe në këtë kuadër do të punohet për rritjen e fluksit të linjave të transportit mes dy vendeve tona.

Leave a Reply

%d bloggers like this: