Home / Bota / Tre shkencëtarë britanikë fitojnë Nobelin në Fizikë për 2016-ën

Tre shkencëtarë britanikë fitojnë Nobelin në Fizikë për 2016-ën

Tre shkencëtarë britanikë, David Thouless, Duncan Haldane dhe Michael Kosterlitz arrijnë të fitojnë Nobelin në Fizikë për vitin 2016-të.

Akademia Suedeze shpalli fituesit në një ceremoni të veçantë që po mbahet në Suedi, ku ndër të tjera u theksua se të tre fitojnë çmimin për zbulimin e “e sekreteve të materies ekzotike”.

Tre britanikët do të ndajnë mes tyre një shumë prej 727 mijë paund.

Çmimi Nobel në Fizikë është dhënë 110 herë nga viti 1901. Deri tani ka vetëm një person që e ka fituar dy herë dhe ai është John Bardeen, që e ka fituar në vitin 1956 dhe 1972.

Po dje u nda edhe çmimi Nobel në Mjekësi që shkoi për japonezin Yoshinori Ohsumi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.