Maqedonia

Shkup, Konferencë për thjeshtësimin e procedurave doganore në rajon

“Thjeshtësimi dhe harmonizimi i procedurave doganore në rajon” është tema e konferencës së sotme rajonale që mbahet në Shkup dhe që e inicion Oda Ekonomike e Maqedonisë me përkrahje të CEFTA-DIHK, projekt i partneritetit.

Qëllimi i konferencës është që të japë fotografi reale të funksionimit të procedurave doganore në rajon nga aspekti i uniformitetit dhe funksionalitetit, si dhe i mundësive për lidhje të tërësishme elektronike të sistemeve, me theks të veçantë në funksionimin e e-dogana.

Në pjesën hyrëse do të mbajnë fjalim ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi, kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, dhe drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë Doganore të RM-së, Natasha Radeska-Krstevska.

Në projektin e partneritetit CEFTA-DIHK janë përfshirë odat ekonomike të rajonit të CEFTA-s dhe Unioni i Odave Industriale Tregtare të Gjermanisë si përkrahës kryesor i aktiviteteve të odës, të cilat janë në drejtim të plotësimit të obligimeve sipas Marrëveshjes CEFTA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button