Home / Qeveritare / Rama niset në Dubrovnik për takimin me kryeministrat e vendeve të Ballkanit

Rama niset në Dubrovnik për takimin me kryeministrat e vendeve të Ballkanit

Kryeministri-Edi-Rama-me-homologun-kroat-Zoran-Milanoviç-gjatë-vizitës-së-tij-në-Tiranë-Foto-Arkivë1-525x350 Kryeministri shqiptar, Edi Rama, u nis sot në Dubrovnik të Kroacisë, ku do të zhvillohet një takim jo formal mes krerëve të qeverive të Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Ky takim synon përgatitjen dhe koordinimin mes këtyre katër shteteve para samitit të Berlinit, ku kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka mbledhur liderët e vendeve të Ballkanit më 28 gusht.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale thekson se ”Për Dubrovnik në takimin me kryeministrate Kroacisë, Malit të Zi, Bosnjës, për të koordinuar qëndrimet në Konferencën e Berlinit! Kohë e rë për Ballkanin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: