Home / Ekonomia / Riviera Shqipëtare, më e vizituara në këtë sezon turistik

Riviera Shqipëtare, më e vizituara në këtë sezon turistik

rivieraJemi në përfundim të sezonit turistik veror të vitit dhe ka një statistikë të vendeve më të vizituara nga turistët e huaj dhe vendas për këtë verë.Më e vizituara mbetet  Riviera shqiptare (ose Bregdeti apo Bregu),që  është një zonë bregdetare në Qarkun e Vlorës përgjatë Detit të Jonit nën Malësinë e Akrokerauneve në jug të Shqipërisë. Nuk duhet ngatërruar me Bregdetin shqiptar në tërësi që përfshin Rivierën si dhe plazhet e sheshta ranore të Shqipërisë qendore dhe veriore. Tradicionalisht, ky rajon fillon me Karaburunin, Parkun Kombëtar të Llogarasë, vazhdon poshtë me fshatrat Dhërmi,, Himarë, Qeparo, Borsh, Piqeras , Lukovën, Sarandën dhe përfundon në Ksamil. Kjo është vija bregdetare më interesante dhe më e rrahura nga turistët.

Akomodimi më së shumti bëhet në shtëpi bujtina ose edhe në komplekset me “shtëpiza” druri dhe hoteleri të mirëfillta. Ka disa zona kampingu, plazhe dhe resorte ndërsa pjesa tjetër e bregdetit është pothuajse e paprekur. Disa nga pronarët e këtyre objekteve organizojnë ture turistike përgjatë bregdetit dhe zonave përreth si pjesë e paketës së akomodimit. Kjo përfshin vizitë në vendet me rëndësi historiko-kulturore, lundrim, hedhje me parashutë, shëtitje më këmbë, lundrim me kajak si dhe zhytje nënujore.Dhermi_beach

Ja disa nga  atraksionet historike dhe natyrore më të vizitueshme: Kalaja e Butrintit,  Kalaja e Borshit, Kalaja e Kaninës, Kalaja e Lëkurësit, Kalaja e Porto Palermos ose e Vasiliqisë, Kështjella e Gjon Boçarit, Malësia e Akrokerauneve, Ishujt e Ksamilit, Kanioni i Gjipes, Gjiri i Kakomesë, Parku Kombëtar i Llogarasë.
Këtë verë në brigjet e Sarandës  hodhën spirancat e tyre shumë jahte dhe veliera që sollën vizitorë kryesisht nga Suedia, Gjermania, Polonia dhe Italia.

Një problem për tu korigjuar në sezonin e ardhshëm veror mbetet infrastruktura dhe shërbimi i pa kualifikuar në standartet e një turizmi konkurues. Vera përfundoj dhe korigjimet e dobësive të hasura në këtë vit turistik ,duhet të fillojnë që tani dhe jo të lihen disa ditë para se të filloj sezoni i ardhshëm. .y

Leave a Reply

Your email address will not be published.