Teknologji

Agonia e BlackBerry

Blackberry pranon se ndodhet në një periudhë të vështirë, por refuzon të komentojë si mbyllje e markës deklaratën e nxjerrë po vetë për ndalimin e prodhimit të produkteve të tij.

Alex Thurber, që drejton sektorin e prodhimit të kompanisë kanadeze, tha për BBC se një pajisje e re BlackBerry me tastjerën tradicionale të tij, pra atë fizike, do të hidhet në treg brenda gjashtë muajve të ardhshëm.

Ai tha se është parë një kërkesë në rritje e tregut për këtë produkt, pavarësisht vështirësive që ka në shitje kompania.

BlackBerry thotë se do të vijojë të qëndrojë në tregun e telefonave inteligjentë përmes bashkëpunimeve me kompani të tjera. E vetmja gjë nga e cila heq dorë kompania kanadeze do të jetë të prodhojë vetë telefona të tillë.

Produkti i fundit i BlackBerry-t ishte modeli Priv, i prezantuar tetorin e shkuar me sistem operimi Android. Duke hequr dorë nga sistemi i vet, BlackBerry OS, kompania kanadeze shpresonte që me Androidin do të kishte një shtrirje më të gjerë në treg, por që nuk rezultoi kështu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button