Kandidaturat e Strasburgut, Bushati-opozitës: Dy i keni votuar në Kuvend
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, iu përgjigj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me rrëzimin nga Brukseli të tre kandidaturave për Gjykatën e Strasburgut.
Nga foltorja e Kuvendit, Bushati tha se për herë të parë përzgjedhja e tyre është bërë përmes një proçesi që më parë nuk ka ekzistuar.
E nëse kjo ishte një përzgjedhje alla-kunetër, siç deklaron Berisha, Bushati rezervoi këtë koment:“Mund t’ju them sot se personi që është sot për sot gjyqtar i Gjykatës së Strasburgut në momentin që është propozuar nga qeveria shqiptare pa asnjë lloj procedure ka qenë kunat apo baxhanak i një prej pjestarëve më të rëndësishëm të qeverisë suaj. E kam fjalën për zotin Pollo”.
Ndërkaq Minsitri i kujtoi po ashtu opozitës, se dy nga kandidatët i kanë votuar në Kuvend për gjyqtar në Kushtetuese dhe Prokuror të Përgjithshëm.
Bushati theksoi se Shqipëria nuk është shteti i parë që refuzohen kandidaturat, ndërsa shtoi se se do të ketë një komunikim formal me datë 11 Asambleja Parlamentare e KiE.
“Përgjigjia do të vijë, do të ndjekim gjithë rrugën institucionale” tha ai.