roze

Divorci Jolie-Pitt traumatik

Ndërsa Brad Pitt qan e dëshpërohet, Angelina Jolie çon fëmijët tek psikoanalisti për t’ia bërë më pak traumatike ndarjen. Çdo ditë dalin në ditë detaje të reja lidhur me divorcin e shekullit.

Një burim shumë i afërt pranë ish-çiftit më të famshëm të Hollivudit thotë për revistën “People” se Angelina kishte bërë atë që ndjente për të mbrojtur sigurinë e fëmijëve të saj.

Aktorja 41-vjeçare e di mirë se ndarja është e vështirë për t’u pranuar kështu ka vendosur të tutelojë sa më mirë të mundet për 6 fëmijët, Madox-in, Paksin, Zaharen, Shiloh dhe binjaket Vivien dhe Knox.

Ndërkohë, Jolie ka mundur të sigurojë kujdestarinë e tyre po i ati Brad, mund ti takojë, edhe pse herët e para me këshillimin e një psikologu.

Thuhet se aktori aq shumë i vlerësuar për pamjen e tij, është i shkatërruar për atë që ka ndodhur gjatë javëve të fundit, si për mënyrën se si po interpretohet nga jashtë situata ashtu edhe për faktin se ngjarjet po kërcënojnë seriozisht kapacitetin e tij të reagimit dhe mundësinë për të vazhduar përpara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button