Kronika

Djali qëllon me armë babin, ngjarja në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit, ku raportohet se një person ka mbetur i plagosur.

Sipas të dhënave raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 të këtij qyteti, ku 25-vjecari me iniciale M.M  ka plagosur me armë zjarri babain, N.M 51 vjeç.

I plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një konflikti në familje, ku djali ka qëlluar me armë babain në këmbë.

Autori është person me precedentë penalë të mëparshëm më fushën e veprave penale kundër narkotikëve.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button