Bota

Assad zotohet se do ta rimarrë Alepon dhe pjesën tjetër të Sirisë

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, është zotuar për ta rimarrë nën kontroll të gjithë Sirinë, përfshirë edhe Alepon.

Ai i ka bërë këto komente sot në një interviste televizive, raporton Reuters.

Ai, ka shtuar se do të preferonte ta bënte një gjë të tillë përmes marrëveshjeve lokale dhe amnistive të cilat do t’i lejonin rebelët të largohen nga vendi.

Sipas transkriptes së intervistës me televizionin danez, TV 2, ai ka thënë se nuk ekzistojnë rebelë të moderuar dhe se Amerika po e përdor Frontin Al-Nusra, i cili e ka ndryshuar emrin në korrik dhe e ka prishur aleancën me Al-Qaedan në luftën e Sirisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button