Sporti

“Rusia 2018”: Shqipëria fiton ndaj Lihtenshtejnit 2-0 dhe kryeson grupin me 6 pikë

Shqipëri ka vazhduar me fitore në Grupin G, duke mposhtur në udhëtim Lihtenshtajnin me rezultat 2:0.

Kombëtarja shqiptare ka shënuar fitoren e dytë në dy ndeshje, duke mposhtur në udhëtim Lihtenshtajnin me rezultat 2:0.

Golat për Shqipërinë në këtë ndeshje i shënuan Jahmir Hyka në pjesën e parë dhe Bekim Balaj me kokë në pjesën e dytë pas krosimit të Hysajt. Për Bekim Balën ky ishte goli i dytë pas golit që shënoj në ndeshjen e parë eliminatore  me Maqedoninë.

“Ishte ndeshje e rëndësishme, ishim të detyruar të fitonim për vazhduar garën dhe ja arritëm duke gjetur golin shumë shpejt”, tha pas ndeshjes Balaj.

Ekipi ynë bëri tre zëvëndësime. Trajneri De Biazi u shpreh i kenaqur me golin e Balajt “çka i jep atij mundësinë të ruaj formën”, por vlerësoj edhe lojën e Hykës e Llullakut.

Nuk është Spanja e as Italia, por Shqipëria ajo që kryeson në Grupin G. Pas dy ndeshjeve, ekipi i Gianni de Biasit ka marrë kryesimin në Grupin G. Rezulatatet e tjera të grupit tonë: Italia e Spanja, ndanë pikët pasi barazuan 1:1, kurse Izraeli mposhti 2:1 Maqedoninë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button