Kosova

Ivanovic nesër para drejtësisë

ivanovic-nes-euml-r-para-drejt-euml-sis-euml_hdLideri i Iniciativës Qytetare ‘SDP’ Oliver Ivanoviq, do të paraqitet të martën për herë të parë para Gjykatës Themelore në Mitrovicë, rreth aktakuzës e cila e ngarkon për vepra të rënda penale të kryera ndaj shqiptarëve gjatë vitit 1999 dhe 2000 në Mitrovicë.

Avokati i Ivanoviqit, Nebojsha Vllajiq, u shpreh të hënën para gazetarëve në veri të Mitrovicës të jetë i gatshëm për gjykimin e nesërm, duke thënë se klienti i tij pret me padurim që të mbrohet përmes fakteve të cilat do t’i paraqesë, dhe në këtë mënyrë të dëshmojë se nuk ka asgjë të përbashkët me veprat për të cilat akuzohet.

“Pres që nesër vetëm të lexohet aktakuza dhe klienti im të sqarohet rreth pafajësisë së tij. Po ashtu shpresoj që gjykimi të zhvillohet sipas ligjit, ashtu siç duhet. Gjykimi zyrtarisht nuk fillon nesër, edhe pse është caktuar seanca e parë, e cila do të jetë e natyrës teknike dhe ka karakter më shumë përgatitor”, ka thënë Vllajiq.

Ndryshe, njëri nga prokurorët e Prokurorisë speciale të Kosovës, përveç Ivanoviqit, ka ngritur para dhjetë ditësh aktakuzë edhe ndaj katër serbëve tjerë, nën dyshimin për vepra të rënda penale, përkatësisht vrasje e rëndë dhe vrasje e rëndë në tentativë ndaj shqiptarëve, të kryera gjatë shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button