Politika

PD voton SPAK dhe largohet, mazhoranca voton të tjerët; tërhiqet “Qeveria” e drejtësisë

Partia Demokratike votoi së bashku me mazhorancën ligjin për ngritjen e strukturës së posaçme antikorrupsion (SPAK) dhe braktisi sallën e punimeve në Kuvend.

Pavarësisht largimit të opozitës, maxhoranca nisi e vetme votimin e ligjeve të tjera në kuadër të paketës së reformës. Me 86 votat e shumicës kaluan projektligjet për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ai për funksionimin e prokurorisë, ai për organizimin e pushtetit gjyqësor dhe ai për disa ndryshime në organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, u shty për një afat kohor të papërcaktuar projektligji për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë, ku përfshihen dy strukturat, këshilli i lartë gjyqësor dhe ai i prokurorëve.

Diskutimi i këtyre projektligjeve në seancë plenare pati jo pak debate mes Kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës.

Votën pro SPAK-ut të opozitës e paralajmëroi me herët ish-Kryeministri Sali Berisha, duke çelur një debat se kush e do dhe kush nuk e do reformën në drejtësi me Kryeministrin Edi Rama.

“Kanë ndarë mënjanë si gjithmonë, që kur ka filluar ky proces, vetëm Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe bëjnë sikur nuk e dinë që kjo strukturë pa institucionet e tjera nuk mund të ngrihet. Në emër të frikës së tyre, nga ajo që mendojnë që i pret nga zbatimi i reformës, duan t’ua mohojnë shqiptarëve aksesin në drejtësi si të barabartë”, tha Rama.

Ish-Kryeministri Berisha akuzoi Ramën se synon kapjen e drejtësisë. Sipas tij, lidhjet e qeverisë me “drogën dhe përdhunimet, bëjnë që “vetting-u i Edi Ramës është vetëm nepotizëm dhe lidhje me krimin”.

“Kur për vetting-un në Strazburg zgjodhi kunetërit e tij, kë mendoni ju se do të vendosë këtu?”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, “reformën e pengojnë sot sarajet e Surrelit”, “sepse ka frikë dhe tmerr se nuk justifikon dot vilën që ka, për të cilën thotë se e ka blerë me 1 euro metri katror”, ka vijuar ish-kryetari i PD.

Më tej ai e ka akuzuar kreun e qeverisë se mashtron dhe tallet me qytetarët kur flet për ulje taksash, rritje ekonomike, apo se paguajnë më lirë çmimin e energjisë.

Ndërkohë, në këtë seancë u votua edhe ngritja e një Komisioni Hetimor për hetimi e çështjes së pajisjes së “IMSI Catcher” të Ministrisë së Brendshme.

Related Articles

Nje koment

  1. Parlamenti shqipetar me shumice votash ti kerkoje SHBA BE te dergohet NATO urgjentisht ne Tirane,Kopeja e fashizmit te Sali Berishes do vazhdoje te varrosi popullin shqipetar,femijet e tyre dhe brezat qe do vine.Saliu kerkon nje system ottoman fashist .Roberia fashiste e sali berishes vjen pas roberise fashiste te islamizmit te imponuar me dhune vrasje shitje te shqipetareve dhe shqiperise,roberise fashiste te hajdutit Ahmet Zogut,roberine fashiste te kopese te Enver hoxhes,roberine fashiste te kopese te fatos nano,rexhep median,kastriot islami,Ilir Meta,Shqipetaret jetojne ne roberi fashiste qysh 600 vjet me pare.Tirana duhet pastruar urgjentisht nga plehrat e PD Fashiste,.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button