Sporti

De Biasi: Fitore e rëndësishme, jam i kënaqur

Në përfundim të sfidës me Lihtenshtejnin, trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi deklaroi se shpesherë gjatë lojës, Shqipëria është treguar e rrezikshme duke shtuar se duhet të luanin në mënyrë të zgjuar.

“Le të themi, që do të ishte ndeshje e vështirë, duhet ta luanin në mënyrë të zgjuar dhe me ritmin e duhur dhe besoj se ja dolëm mbanë dhe pse mund të kishim një tjetër rezultat. Duhet ta fitonim me cdo kusht këtë ndeshje dhe duhet të luanim me shumë forca sulmuese dhe besoj se e bëmë dicka të tillë. Ishim sulmues në shumë momente të kësaj sfide dhe shpeshherë u shfaqëm të rrezikshëm”, ka deklaruar ai.

De Biasi është shprehur se është i kënaqur me atë që lojtarët kanë dhënë në fushë.

“Ku nuk luanim ndërkohë sic e kishim parashikuar ndeshjen, atëherë hasnim vështirësi. Gjithsesi jam i kënasqur me atë që dhanë lojtarët në fushë. Do doja të kishte shënuar dhe Cikalleshi sepse një sulmues. Sa i përket vendit të parë në grup para Spanjës e Italisë, ndihem si përpara ndeshjes dhe jam i kënaqur për faktin që jemi të parët sepse jo shpesh herë ka ndodhur që Shqipëria të jetë e para në eliminatore, por nga anët e mia thuhet që të vdekurit numërohen në fund të betejës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button