Home / Politika / Importi i mbetjeve/ Nishani takon përfaqësues të shoqërisë civile

Importi i mbetjeve/ Nishani takon përfaqësues të shoqërisë civile

Presidenti Bujar Nishani, kur i kanë mbetur edhe 6 ditë kohë për të dekratuar ligjin e miratuar nga Parlamenti për importin e plehrave në Shqipëri, ka takuar sot përfaqësues të shpqërisë civile.

“AKIP sapo doli nga takimi me Presidentin. Qendruam rreth 3 ore dhe diskutuam gjere e gjate, me Presidentin duke shtruar gjithe argumentat ligjore, mjedisore, ekonomike, social dhe zhvillimor.

Nga ndjesia e takimit, mund shprehemi optimiste qe vendimi i Presidentit do te jete ne kundershtim te ligjit. Ne mbetemi beseplote qe kauza jone do te fitoje”, thuhet në faqen në Facebook të “Nisma Thurrje”.

Edhe vetë Presidenti Nishani ka lënë të kuptohet se do ta kthejë në Parlament ligjin për importin e mbetjeve, ligj ky që ka shkaktuar shumë debat dhe kundërshti nga shoqëria civile dhe opinioni publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.