Ekonomia

Rruga e Arbrit, Dervishaj: Një mundësi, partneriteti publik-privat

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, ka dhënë garancinë për fillimet e punimeve të Rrugës së Arbrit pranverën e vitit që vjen.Ai tha se Ministria është në fazën e gjetjes së mënyrë së financimit.

Dervishaj: Për Rrugën e Arbrit jemi në fazën e gjetjes së mënyres së financimit. Por ju siguroj se në pranverën e 2017 fillojnë punimet. Po shikojmë mundësinë PPP për të pasur kosto sa më të ulëta. Por duke përfshire edhe kompanitë vendase në forma të tilla bashkëpunimi, kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt.

Lidhur me tenderin e Rrugës së Kombit, Dervishaj deklaroi se do të ndjekë të gjithë procedurat ligjore.

Deklaratat Ministri i bëri gjatë inspektimit të impiantit për ujërat e ndotura në Tiranë.

Dervishaj: Ka pasur disa vonesa projekti, por e rëndësishme të shikojmë përpara dhe të kapim afatet. Pas kësaj faze duam të vazhdojmë bashkëpunimin me qeverinë japoneze për fazën e dytë. Ky projekt do të sjellë shërbim cilësor ndaj qytetarëve. Ky projekt ka impakt social për banorët e zonës. Duhet të kapim kohën e humbur dhe ta përfundojme sipas afatit, në 2018. Nga ky projekt përfitojne 342 mijë qytetarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button