Home / Bota / Presidenti i Kolumbisë fiton Nobelin e Paqes

Presidenti i Kolumbisë fiton Nobelin e Paqes

Çmimi Nobel për Paqe për vitin 2016 shkoi për Presidentin e Kolumbisë Juan Manuel Santos, i cili është vlerësuar për arritjen e marrëveshjes së paqes me rebelët e FARC, të nënshkruar muajin e kaluar, pas katër vitesh negociatash.

Më shumë se 260 mijë persona kanë mbetur të vdekur në konfliktin 52-vjeçar në Kolumbi, ndërsa mbi 6 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit gjatë këtij konflikti.

Në garë për të fituar çmimin kishte një numër të madh kandidaturash, ku një prej tyre ishte edhe kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, por në fund ishte Presidenti i Kolumbisë që u vlerësua.

Leave a Reply

%d bloggers like this: