Amerika

Bie fuqia e uraganit monster, shpëton Florida

Uragani më i fuqishëm prej një dekade në Atlantik e kurseu Floriden nga goditja shkatërrimtare.  Edhe pse cikloni vazhdon të lëvizë në vijën bregdetare të shtetit amerikan të përgatitur për më të keqen, fuqia e tij ka rënë e tashmë kategorizohet si stuhi e kategorisë dy me erëra që mbërrijnë shpejtësinë 177 km në orë.

Dëmet megjithatë nuk kanë qënë të vogla. Në Florida, Matthew dëmtoi rrugë, rrëzoi pemë e la pa energji elektrike më shumë se 1 milionë shtëpi dhe biznese. Tani ai po lëviz në veri duke mbjellë frikë në Georgia dhe dy Karolinat ku autoritetet kanë lëshuar urdhra evakuimi…

Dramatike paraqitet ndërkohë gjendja në Haitin e varfër, mbi të cilin uragani u përplas me fuqi të plotë. 842 është bilanci i viktimave, dhjetëra mijëra kane mbetur të pastrehë e rreziku i një epidemie të kolerës shton gjasat për vdekje të reja. Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se mund të duhen ditë të tëra përpara se të shihen pasojat e vërteta të Matthew në Haiti.

Numri i vdekjeve u dyfishua menjëherë sapo ekipet e shpëtimit arritën të premten të depërtonin në zonat jugore, të cilat kishin mbetur të izoluara pas stuhisë. Sipas kreut të programit botëror të ushqimit, Carlos Veloso, në disa prej qyteteve të goditura më rëndë nuk mund të mbërrihet përveçse nga deti apo nga ajri. Matthew është cikloni më i fuqishëm që ka kaluar mbi Atlantik dhe Detin e Karaibeve që nga uragani Felix në vitin 2007.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button