Home / Bota / Një tërmet 6,0 ballë Rihter godet pjesën veriore të Kalifornisë

Një tërmet 6,0 ballë Rihter godet pjesën veriore të Kalifornisë

termet-kaliforni1Një tërmet me magnitudë gjashtë ballë Rihter goditi dje veriun e Kalifornisë, njoftoi Instituti amerikan Gjeofizik (USGS).
Tërmeti ndodhi në orën 10:20 GMT, në veriperëndim të American Canyon. Epiqendra e tij u lokalizua në një thellësi prej 10,8 kilometrash.
Banorët e Napa Valleyt, rajon në verilindje të San Franciscos, në Kaliforni konstatuan dëme materiale pas tërmetit prej 6,0 ballë të shkallës Rihter, më i forti i regjistruar në Baie që prej vitit 1989.
Epiqendra e tërmetit ”South Napa”, siç e quajti Instituti amerikan Gjeofizik (USGS), ishte lokalizuar në një thellësi prej 10,8 kilometrash. Bëhet fjalë për tërmetin më të fortë që ka goditur rajonin që prej 25 vjetësh.
Të paktën 133 të plagosur janë trajtuar për plagët dhe hematomat e marra, në ”Queen of the Valley”, qendra mjekësore e Napa-s.
“Rreziku për viktima mbetet i vogël, por USGS ka vendosur alarmin portokalli, një nivel që nënkupton se dëme të mëdha materiale janë të mundshme dhe katastrofa është potencialisht shumë e gjërë.
Guvernatori i Kalifornisë, Edmund Brown shpalli gjendjen e urgjencës në qytetin Napa ku tërmeti ka shkaktuar mbylljen e rrugëve më të rëndësishme dhe më shumë se 69 000 familje janë privuar nga energjia elektrike dhe uji i pijshëm

Leave a Reply

%d bloggers like this: