roze

Calvin Harris: Ja cila femër më refuzoi

Pati plot aludime se ata kaluan një natë të zjarrtë me njëri-tjetrin verën që lamë pas, por edhe pse këto thashetheme u hodhën poshtë nga këngëtarja, Harris nuk e mohon që pati shkëndija.

Calvin Harris nga ana tjetër pranon hapur në një intervistë për “the Sun” se ka simpati për këngëtaren e famshme Nicole Scherzinger dhe është përpjekur shumë për ta bërë për vete ndërsa kjo e fundit e ka injoruar.

Nicole i është e përkushtuar me mish e me shpirt lidhjes me tenistin Grigor Dimitrov dhe nuk ka ndër mend ta hedhë poshtë për muzikantin anglez.

Ata kanë shkëmbyer mesazhe dhe kanë kaluar një kohë të konsiderueshme bashkë edhe pse Nicole ka qenë në një lidhje. “The Sun” shton se anëtarja e jurisë së “X Factor” e ka shfrytëzuar Calvin Harris për interesat e saj profesionale.

Me hijeshinë e saj ajo ka arritur t’i mbushë mendjen muzikantit që të shfaqet herë pas here në skenën e “X Factor” dhe duhet të theksojmë që ajo ka arritur qëllimit pasi Calvin do të bënte çdo gjë për të qenë pranë saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button