Home / Ekonomia / Impiantet prodhuese të karburantit drejt liçencimit, kufizim pikave të tregtimit

Impiantet prodhuese të karburantit drejt liçencimit, kufizim pikave të tregtimit

0701-KARBURANTILigji “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nëprodukteve të tyre” përveçse përcakton qartë se cilat do të jenë reformat, pritet të sjellë ndryshime në tregun e karburanteve, pasi për herë të parë përfshin licencimin e impianteve përpunuese, mënyrat se si licencohen, kushtet teknike që duhet të respektojnë.
Burime nga ministria e Energjisë dhe Industrisë bënë të ditur sot se këto ndryshime ligjore përfshijnë rekomandimet e Direktivës evropiane për energjinë.
Mosliçencimi i impianteve përpunuese sipas Ligjit të vjetër, ndikoi në treg duke sjellë zhvillim kaotik të bizneseve të fushës që ishin jashtë monitorimit të strukturave shtetërore.
Me ndryshimet e reja ligjore, krijohet detyrimi, që të gjitha impiantet të vihen nën mbikëqyrje dhe të jenë të çertifikuara, ndërsa ato që nuk do të plotësojnë kriteret, do të mbyllin aktivitetin dhe do të forcohet roli i inspektoratit.
Ministria ka nisur punën për nxjerrjen e akteve nënligjore në plotësim të ligjit të ri, bënë të ditur burimet e MEI-t.
Bashkë me këto akte priten dhe udhëzimet përkatëse, të cilat do të zbatohen rregullisht nga IQT-ja dhe AKBN-ja, ndërsa liçencimi dhe procedurat e dhënies së licencës do të mbikëqyren nga departamenti për zhvillimin e politikave të hidrokarbureve në ministri.
Gjithashtu për pikat e karburanteve është ngritur një grup pune që po merret me studimin, prej nga do të dalë një plan masash për minimizimin e tyre, përcaktimin e kritereve për aksesin në rrugët kryesore, eliminimin e evazionit fiskal, sigurimin e konkurrencës, me synim, cilësi më të mirë në treg të karburanteve.
Në gjithë teritorin e vendit numërohen mbi 1000 pika tregtimit të karburanteve, shumë herë më i lartë në raport me popullsinë dhe parametra të tjerë në krahasim me vendet e rajonit. Shumica e tyre nuk mban emrin e tregtuesit të shumicës, duke lënë shteg për shumë abuzime me cilësinë e karburanteve. Luigj Aliaj, kryetar i Shoqatës së Hidrokarbureve, shprehet se duhet qartësuar emri i markës së karburanteve në tregun e shitjes. Sipas tij, “vetëm saktësimi i markës i jep fund mashtrimit ndaj konsumatorëve, sepse emrat që shkruhen në tabela janë false, nuk përfaqësojnë burimin e furnizimit, por merren me dëshirë nga vetë tregtuesit, duke abuzuar në këtë mënyrë me konsumatorin”.
Grosistët e karburanteve shprehen optimistë për procesin e licencimit të prodhuesve pasi sot ky treg brenda vendit ëshët jashtë kontrollit. “Nafta e importit nuk vjen asnjëherë pa cilësi, sepse rafineritë janë strukturat më të kontrolluara sot në Europë, ndërsa produkti që prodhohet në tregun e brendshëm nuk prodhohet me cilësi, futet në treg dhe prish cilësinë, pa folur që diferenca e fitimit mes asaj që importohet dhe asaj që futet në treg me këtë rrugë është e madhe”, shprehet Luigj Aliaj, kryetar i Shoqatës së Hidrokarbureve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: