roze

Daniel Craig kthen faqe

Prej kohësh flitej se Daniel Craig nuk do të jetë James Bond i ardhshëm, por duket se aktori i ka shuar këto zëra.

Ai ka thënë për James Bond se ka punën më të mirë në botë. 48-vjeçari ka lënë të kuptohet se do të luajë sërish rolin ikonik të agjentit sekret, kur u pyet për këtë në New Yorker Festival.

“Kam pasur punën më të mirë në botë duke luajtur Bondin. Nëse nuk do ta bëja më këtë, do më mungonte shumë. E dashuroj këtë punë”, ka thënë Craig.

Komentet e tij vijnë surprizë teksa mendohej se ai nuk do të rikthehej për agjentin 007, pas deklaratave të tij në publikimin e “Spectre”. Në atë kohë ai tha se më mirë të kishte thyer dorën se të luante një tjetër rol të James Bond.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button